Apple aktualisht është duke punuar në një sërë tabletash të rinj, të cilët të gjithë do të bëhen zyrtarë në muajt e ardhshëm.
Në fakt, të gjithë ata janë planifikuar të lansohen me një version të iPadOS 17, që do të thotë se do të lansohen përpara shtatorit të ardhshëm, kur Apple do të dërgojë iPadOS 18 në pajisjet e mbështetura.
Ky nuk është një afat kohor aspak i qartë, por ajo që është më e qartë janë modelet që duhet të presim. Fillimisht, një iPad mini i ri, me të njëjtin dizajn si i fundit, por me pjesë të brendshme më të reja, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Së dyti, jo 1, por 2 iPad Air të rinj, njëri prej të cilëve mund të jetë ose një model “plus-size”, ose një model në nivel më të lartë se iPad Air i thjeshtë. Edhe këtu dizajni pritet të jetë i njëjtë me iPad Air aktual.
Më pas, iPad i nivelit fillestar. Gjenerata e 11-të po vjen, me të njëjtin dizajn si modeli aktual, por një çip i përmirësuar. Më në fund, iPad Pro i ri me çip M3 është gjithashtu në rrugë e sipër, përsëri në dy madhësi si zakonisht.
Do të ketë gjithashtu një Magic Keyboard të re, e cila u përfol për herë të parë muajin e kaluar dhe tani është “konfirmuar” nga kjo rrjedhje.
Kjo tastierë do ta bëjë iPad-in tuaj të duket më shumë si një laptop, me sa duket, dhe struktura e tij do të jetë prej alumini në vend të plastikës si në Magic Keyboard aktual.
Trackpad do të jetë gjithashtu më i madh dhe do të ketë disa sensorë të rinj, duke përfshirë një përshpejtues. Magic Keyboard do të prezantohet së bashku me tabletët e rinj iPad Pro. /Telegrafi/