Telegrafi

Modelet e Playboy, si dukeshin para 60 vitesh dhe si duken tash (Foto)

Revistën erotike amerikane, Playboy, e themeloi Hugh Hefner me bashkëpunëtorët e tij në vitin 1953 në Chicago, Illinois. Më pastaj u shndërrua në një korporatë, Playboy Enterprises.

Bukuroshet anekënd botës kanë zbukuruar ballinat e kësaj reviste, ndërsa disa prej tyre, kanë vendosur të dalin para objektivit edhe pas 60 vitesh.

Playboy është ndër brendet më të njohura botërore, ndërsa krahas revistës kryesore në SHBA, botohet edhe në versione të ndryshme shtetërore në gjithë botën.

Thuhet se Hefner ia kishte huazuar 1.000 dollarë nënës së tij për të nisur botimin e revistës që me vite të tëra ndihmonte në ndërtimin e karrierës së modeleve në gjithë botën.

Playboy botohet një herë në muaj dhe sjell fotografi të femrave të zhveshura, së bashku me artikuj për modën, sportin, produktet dhe personalitetet publike.

Po ashtu, sjell dhe tregime të shkurtra të shkrimtarëve të njohur, si Arthur C. Clarke, Vladimir Nabokov e Margaret Atwood. /Telegrafi/