Site icon Telegrafi

Modelet e Galaxy S8 me ekrane të lakuara dhe 6GB RAM?

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi se dy modelet e ardhshme të telefonave të rinj nga Samsung, Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Edge do të kenë ekrane të madhësisë 5.7 dhe 6.2 inç.

Ndërkohë sipas Evan Blass, është bërë e ditur sot se të dyja këto pajisje do të kenë ekran ‘edge’ që do të jetë i lakuar në qoshe.

Për momentin, vetëm Galaxy S7 Edge është me ekran të lakuar, ndërsa Galaxy S7 ka ekran të rrafshtë.
Samsung pritet të sjell shumë risi në pajisjet S8, një prej të cilave pritet të jetë heqja e pullave fizike nga ekrani dhe zëvendësimi i tyre me pulla të dizajnuara në platformë.

Spekulimet e kaluara poashtu bëjnë të ditur se S8 do të përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 830 dhe poashtu mund të përdor procesorin Exynos të Samsung.

Pajisjet pritet të vijnë me RAM memorie prej 6GB dhe hapësirë ruajtëse deri në 256GB.
Samsung mendohet se do të lansojë modelet e reja të saj në kongresin global të mobilëve që do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version