Site icon Telegrafi

Modelet e fundit të Samsung bëhen me Android Ice Cream Sandwich

Mirëpo, përveç lansimit të telefonit të avancuar, Samsung ka njoftuar përdoruesit e pajisjeve të saj mobile, se cilat nga ato do të pajisen me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Pajisjet mobile të Samsung të cilat do të mbështeten me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, përfshijnë modelet e fundit të telefonave dhe tabletëve si: Samsung Galaxy S II, Samsung Galaxy Note, Galaxy Tab 10.1, Galaxy Tab 8.9, Galaxy Tab 7.7 si dhe Galaxy Tab 7.0 Plus.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton që pajisjet tjera të Samsung nuk do të përditësohen me versionin e ri të platformës Android, mirëpo për momentin modelet e konfirmuara mbeten këto, ndërsa për të tjerat mbase duhet pritur edhe për një kohë. / Telegrafi /
 

Exit mobile version