Nëse akoma të duket e pabesueshme, hidhu një sy këtyre fotove dhe vërteto se shumica e yjeve duken më shumë se 10 vjet më të vogla edhe për shkak të flokëve.
Ondet natyrale është një stil klasik, i cili vazhdon t’i rezistojë çdo kohe, por edhe në ditët tona. Një stil që mbetet gjithmonë i rekomanduar nga të gjithë dhe shumë praktik.
Flokët me balluke është një nga variantet që mund të përdorësh për të treguar moshë më të re. Klasike, të gjata apo të shkurtra, balluket i përkasin një moshe relativisht të re, kështu që është një model i cili do të të ulë moshën, aq më tepër kur balluket fshehin edhe rrudhat e ballit.
Flokët e mbledhur bisht janë një variant i cili po ashtu propozohet nga kuruesit e imazhit, shkruan revistaclass. Ky model ndihmon në zbutjen e lëkurës rreth syve dhe lëkurën e ballit, meqenëse e mban gjithmonë të tërhequr.
Flokët e prerë shkurt, sidomos me stilin Bob, të cilit kohët e fundit nuk po i reziston dot askush, është një tjetër model, i cili të nxjerr në pah tiparet dhe të ul ca vite moshë. Por flokët e shkurtër mund të jenë të prerë në mënyra të ndryshme, megjithatë për t’u dukur më të rinj rekomandohet që t’i prisni pak më shkurt mbrapa dhe pak më gjatë përpara. /Telegrafi.