Natalia Vadianova nga Rusia, i ka befasuar dy milionë ndjekësit e saj në Instagram, me një fotografi ku nuk i shihen aspak këmbët.
Derisa po bënte ‘selfie’ para pasqyrës, modeles dhe filantropistes ruse që kishte të veshur një fund të shkurtër elegant, dukej sikur qëndronte në ajër pa pjesën e poshtme, transmeton Telegrafi.
“Ku i ke këmbët” si dhe “po mundohem të gjej zgjidhje, por nuk po mund të kuptojë çfarë po ndodhë”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Mirëpo, një komentues ka thënë se një këmbë e 36-vjeçares është bërë njësh me sfondin, teksa tjetra është fshehur prej reflektimit të pasqyrës.
Më 2012 Vadianova ishte zgjedhur nga Forbes, si modelja e tretë me më shumë përfitime. Gjatë të njëjtit vit, ajo pranoi pagesë me prej shtatë shifrash, pasi u bë pjesë e një reklame të Calvin Klein. /Telegrafi/