Telegrafi

Modeles iu ekspozuan gjinjtë, dizajnerja e moshuar i doli në ndihmë (Foto, +16)

Stilistja Vivienne Westwood është hedhur me shpejtësi në aksion dhe e ka zbutur situatën, kur një nga modelet në pasarelë nuk dinte ç’të bënte, pasi bluza iu hap papritur dhe ia ekspozoi gjoksin.

Dizajnerja me famë botërore e zgjidhi ngërçin duke i dhënë një përqafim, transmeton TCH. Pas mbrojtjes që i bëri modestisë së vajzës së re, 74-vjeçarja u kthye e buzëqeshur në vendin e vet, në radhën e parë të pasarelës.

Prezantimi i koleksionit të saj Pranverë/Vjeshtë në Javën e modës në Paris vazhdoi pa asnjë të metë.

Britanikja, stili i të cilës është “farkëtuar” në flakët e ‘punk-ut’, theu në Paris stereotipet gjinore, ku e pasuroi veç të tjerash shfaqjen e saj me modelë meshkuj, të veshur me fustane.

Ekstravaganca dhe antikonformizmi janë fjalët që përkufizojnë më së miri krijimet e Westwood që megjithatë këtë herë i kishte shtyrë kufijtë e vet.