Site icon Telegrafi

Modeles i del gjoksi gjatë transmetimit live, derisa po mundohej të reklamonte qaforen (Foto/Video, +18)

Gjatë një debati televiziv që po transmetohej drejtpërdrejt, një modele kishte mbetur me fytyrë të skuqur kur derisa po rregullonte qaforen zbulon pa dashje gjoksin.

Vitto Saravia, modele nga Argjentina, ishte duke biseduar me kolegët në emisionin “Animales sueltos”, kur papritmas ngriti temperaturat në sallë, transmeton Telegrafi.

Ajo në ato momente po merrte komplimente për qaforen, dhe kështu duke tentuar që ta reklamojë më shumë, ajo në një moment e lëviz më shumë dorën dhe zbulon gjoksin.

Ky detaj i vogël nuk i shpëtoi as shikuesve por as kameramanëve, të cilët mbetën pa fjalë kur panë gjoksin e bukuroshes argjentinase.

Por mos të ishte një mysafir tjetër që filloi të qesh me të gjorën, ajo assesi nuk do ta kishte kuptuar se kishte zbuluar më shumë se që është dashur. /Telegrafi/

Exit mobile version