Një modele është kafshuar nga një majmun i vogël, derisa po intervistohej drejtpërdrejt në një spektakël televiziv.
Modelja Angelique Burgos e njohur me nofkën Burbu, ishte pjesëmarrëse në spektaklin Pegate al Mediodia në një televizion në Porto Riko, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se si ky majmun i vogël i quajtur Milo si përfundoi në prehrin e modeles Barbu, por një gjë është e sigurt që ai insistonte të qëndronte te ajo.
Dhe derisa ai po tentonte të ngjitej më lart ajo në një moment e pyet: “Ku je duke shkuar”. /Telegrafi/