Manekinia e njohur, Gigi Hadid, mund të jetë viktima e radhës e ‘rrjedhjes’ së fotografive nga iCloud.
TMZ raporton se hakerët ia kanë vjedhur 20-vjeçares fotografitë dhe xhirimet dhe e kërcënojnë se do t’ia publikojnë online.
Ata janë duke e shantazhuar modelen, të cilës i kërkojnë para në mënyrë që të mos i publikojnë imazhet private të saj.
Hadid ka refuzuar të paguajë dhe ka angazhuar avokatë dhe hetues privatë që t’i ndihmojnë ta zgjidhë këtë problem.
Shumë yje kanë qenë viktimë e skandaleve të publikimit të fotografive nudo nga iCloud, mes tyre Kirsten Dunst, Kate Upton e Jennifer Lawrence. /Telegrafi/