Vajzat që kanë balluke me siguri e dinë se sa ato mund të jenë të bukura, por edhe acaruese në disa raste.
Mendoni ato ditët kur duhet të dilni në një takim dhe nuk keni shumë kohë në dispozicion, dhe pikërisht atë ditë ato nuk binden edhe pse mund të keni përdorur piastrën.
Për rastet kur koha juaj është jashtëzakonisht e limituar, apo nuk jeni shumë në humor të merreni me flokët, ky model është më i përshtatshmi. Mund të përdorni karfica me disa detaje të vogla për t’i shtuar pak stil. Ndani balluket në dy seksione të barabarta dhe kaloni secilën në anën respektive duke i rrotulluar, por jo shumë. Përdorni karfica sipas dëshirës për t’i fiksuar.
Konidaris këshillon këtë model më tepër në rastet kur flokët tuaj aktualisht janë të drejta. Merrni të gjithë seksionin e ballukeve duke shtuar një pjesë nga floku me gjatësi normale sipër tyre. I krihni në mënyrë që ato të bashkohen së bashku dhe rrotullojini lehtë në anën që ju duket më e përshtatshme, apo që ju shkon më tepër. Përdorni karfica të një madhësie të madhe në mënyrë që ato të fiksojnë të gjithë masën e flokëve.
Ky model gjithashtu ju bën të dukeni më e vogël në moshë, dhe i largon tërësisht flokët nga sytë. Mblidhni balluket dhe një seksion tjetër flokësh sipër kokës duke i bashkuar dhe krijuar një topuz të vogël dhe disi të çrregullt. Annastasia rekomandon që të përdorni karfica spirale plastike.
Në disa raste problem nuk janë balluket, por forma që ka marrë floku në pjesën e kurorës së kokës, shkruan Anabel. Annastasia rekomandon këtë model të frymëzuar nga Coachella, për të mbajtur flokët dhe balluket ashtu siç duhet sidomos në ditët e lagështa e me shi. /Telegrafi/