Telegrafi

Modele të reja të Nokia X, rrugës për në treg?

BGR India thotë se modelet e reja të Nokia X do të sjellin një buton të veçantë për ballinën e ekranit, me të cilën edhe do të dallohen më lehtë. Për më shumë, modelet e kaluara të kësaj linje, Nokia X, Nokia XL dhe Nokia X+ nuk e kanë pasur një buton të tillë, edhe nëse i njëjti iu është nevojitur.

Fatkeqësisht, në këtë moment nuk dihen më shumë info për modelet e reja të telefonave të linjës X, apo nëse marka Nokia do të vazhdojë të jetë pjesë e këtyre modeleve të reja.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: Microsoft e ka ndërmend të prodhojë modele të reja dhe të lira të telefonave të mençur, të cilët do ti bazojë në platformën Android, por me ndërfaqen e saj të personalizuar. /Telegrafi/