Telegrafi

Modele të reja iPad, përfshirë iPad Mini dhe iPad Touch (Foto)

Ngadalësimi i lansimit të produkteve të reja nga Apple, duket se është bërë për shkak të kompletimit të sistemit iOS beta.

Tani që ky sistem është kompletuar, pritet të lansohen katër modele të reja nga iPod, që do ta kenë të integruar pikërisht versionin iOS 1.2 beta, transmeton Telegrafi.

Steve Traughton-Smith që është ekspertë në fushën e zhvillimit teknologjik, ka zbuluar për këto risi të emëruara prej iPad 11,1 deri në iPad 11,4, që kanë nga dy Wifi dhe dy versione celulari.

Sipas tij, lansimi i pajisje që mund të jenë iPad Mini dhe iPad Touch, është vonuar deri në kompletimin e sistemit iOS, teksa nuk pritet të përmbajnë Touch ID dhe Face ID.

Traughton-Smith ka histori të gjatë të zbulimeve të produkteve të reja nga Apple, të cilat kanë dalë ashtu siç ishin paralajmëruar prej atij.

Gjatë fillimit të vitit, ai parlajmëroi për ekranet e reja që do të kenë modelet iPad, ndërsa ka gjetur me saktësi edhe shumë aplikacione që janë lansuar më vonë. /Telegrafi/