Site icon Telegrafi

Modele flokësh të thjeshta dhe praktike për punë

Nga bishti te një topuz i zbukuruar me karfica të vogla flokësh

Përgatitja në mëngjes nuk duhet të jetë një torturë në rregullimin e flokëve, ka zgjidhje të ndryshme praktike se si t’i rregulloni flokët dhe si t’i mirëmbani.

Duhet patjetër të jenë të pastra dhe të lara, në mënyrë që të theksojnë bukurinë e tyre natyrale.

Nëse dëshironi detaje kreative, ka dekorime të mrekullueshme të cilat në të vërtetë duken si bizhuteri – disa janë të zbukuruara me inxhi, transmeton Telegrafi.

Zbukuroni flokët me elegancë, elementi i këtillë është simbol dominues i klasikes.

Thjeshtësia e dominimit është e shkëlqyeshme në variantin e bishtit i cili është i mbështjellë me xhufka flokësh.

Mbërthecka e madhe është hit i viteve shtatëdhjetë, ndërsa tani po kthehet si yll i modeleve të thjeshta të flokëve të cilat i bëjmë në sekondë.

Topuzi i ulët nuk është e thënë të jetë super e lyer, zbukurojeni me një fjongo të madhe tekstili.

Edhe kjo është e bukur, zbukuroni flokët me unazë të artë.

Ndonjëherë është mirë të rregulloni bishtin – me një bishtalec.

Stili i rastësishëm i biznesit ka rrathët e preferuar të flokëve, ato janë të zbukuruara me kadife.

Fijet e flokëve janë të mira dhe nga njëra anë kombinoni nuancat me rrobat. /Telegrafi/

Exit mobile version