Site icon Telegrafi

Modele flokësh për festat e fundvitit

Le të shohim disa sugjerime se çfarë mund të provoni për takimet tuaja elegante dhe si mund të realizoni nga shtëpia, për pak minuta disa modele të thjeshta për festat.

Living këshillon që të provoni gërshetat. Janë shumë të lehta për t`u bërë dhe përveç kësaj, të japin dorë të krijosh. Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë ‘chic’ dhe romantike, thjesht duke i rrotulluar rreth kokës e duke i fiksuar me karfica.

Për një stil “alla vitet ‘30”, mund të provoni flokët e mbledhura, me një onde anash. Mos harroni që, në një krehje flokësh të tillë, mbledhja duhet të jetë e përsosur dhe pa asnjë bisht jashtë apo të çrregullt. Pastaj, kemi flokët e mbledhura ëmbël, që nuk dalin kurrë nga moda. Këshilla jonë në këtë rast është të pasuroni krehjen me një kapëse kristali apo një rreth origjinal dhe të modës.Stili i viteve 60-të
Elegant, klasik dhe i përshtatshëm për t`u mbajtur si gjatë ditës ashtu dhe në darkë. Është i thjeshtë për t’u realizuar dhe të jep një ndjesi komforti. Me këtë model, del në pah pjesa e shtrirë e ballukes, pjesa e fryrë dhe bishti i stiluar. Ky stil shoqërohet shumë këndshëm me penela me ngjyrë, buzë natyrale, por në këtë rast është shoqëruar me nuanca natyrale në pjesën e syve dhe buzët e kuqe, një make-up klasik, femëror dhe shumë sensual.

Kaçurrelat e fryrë rock, “alla vitet 70”
Stili rock i atyre viteve është një ndër stilet që i ka bërë ballë ndryshimit të tendencave ku spikasin kaçurrelat e fryrë dhe të çrregullt si dhe ngjyrat e ndryshme të toneve të syve, tipike të asaj kohe. Ky stil është pasqyrimi më i mirë i një vajze rebele, por njëkohësisht femërore. Një ndër stilet më të pëlqyer këtë sezon është ai ku kaçurrelat janë të imta dhe shumë voluminoze. Në këto ditë festash është një stil që mund ta aplikoni dhe vetë nga shtëpia. /telegrafi/

 

Exit mobile version