Site icon Telegrafi

Modele flokësh për dasmën tuaj

Dhe tani që moti është i ftohtë është koha e përkryer për t’u rehatuar dhe për të planifikuar çdo detaj të ditës tuaj të rëndësishme. Këtu do të gjeni modele përrallore për dasmën tuaj.

Nëse ju doni të krijoni pamje romantike, ose dëshironi të dukeni joshëse ju duhet të mbani mend vetëm një gjë – kjo është dita juaj e madhe dhe ju jeni ylli i mbrëmjes.

Stilimi më i mirë i flokëve për nuset është ai i cili përputhet dhe reflekton më shumë personalitetin tuaj. Natyrisht që ju,dëshironi të jeni një nuse e bukur, por nuk keni përse të ndiqni një stereotip, nëse nuk ju kanë pëlqyer kurrë flokët e mbledhura lart, nuk keni përse t`i bëni kështu, në ditën tuaj të dasmës.

Përcaktoni ngjyrën e flokëve tuaj rreth tre muaj përpara ditës së dasmës dhe mësohuni me të. Ngjyra juaj përfundimtare duhet të vendoset dy ose një javë përpara.

Flokët më të bukur të nuses, ndoshta edhe atë modelin që nuk e keni parë ndonjëherë, do ta gjeni këtu. Ndiqini, mund të jetë edhe ai modeli që ëndërroni për ditën tuaj të madhe.  /Telegrafi/ 
 

Exit mobile version