Site icon Telegrafi

Model Y i Tesla në një garë me “veturën sportive më të shpejtë dhe të fuqishme në botë” – kush doli fitues?

Që nga debutimi i tij vitin e kaluar, Dodge ju ka referuar Charger Daytona si “vetura sportive më e shpejtë dhe më e fuqishme në botë”.

E për ta vërtetuar këtë, konkurrenti i parë i Charger Daytona është një Tesla Model Y, përcjell Telegrafi.

Të dyja veturat largohen nga vija e nisjes në të njëjtën kohë, por Modeli Y menjëherë fillon të prijë.

Në gjysmë të pistës, Tesla është ende përpara, por Charger duket se fiton terren gjithnjë e më pak.

Megjithatë, kjo nuk mjafton të pretendosh një fitore.

Modeli Y e kalon kufirin për 12,54 sekonda, kundrejt 12,87 për Charger Daytona. /Telegrafi/

Exit mobile version