Telegrafi

“Modë”, të gjitha trendet e reja në emisionin me Renata Gafurin

Çdo të premte në RTV Dukagjini transmetohet emisioni më trendi, “Modë”. 

Me protagoniste Renata Gafurin, disenjatorë, artistë të grimit dhe flokëve do të sjellin trendet e reja në ekranin e RTV Dukagjinit.

Nuk pritet të mungojnë as lajmet e reja nga fusha e modës, anë e kënd botës.

Për bukuroshen bjonde ky është një hap tutje në skenën televizive pas emisionit shumë të shikuar dedikuar filmit, Cinemania.

Renata Gafuri është autore dhe prezantuese e “Modë”, kurse Etnik Shala kujdeset për dukjen e saj. /Telegrafi/