Telegrafi

Moda zhvendoset në rrugët e Tokios

Pranimi i trendeve botërore të modës në Tokio shkon në një mënyrë më të ndryshme. Më shumë ose më pak, të rinjtë bëhen rebelë nëpërmjet ndikimeve si hip-hopi, që një kohë të gjatë është të dëgjuar vetëm në skenën “underground”. Këto grupe krijojnë stil dhe imazh të vetin që askush më herët nuk e ka parë. Kombinimi i qepjes së rrobave nga dollapi në forma dhe ngjyra të ndryshme arrin të tërheqë vëmendje të madhe që sensacioni rrugor i hip-hopit të bëhet i zakonshme edhe pse në tërësi është në kundërshtim me kulturën japoneze.

Sot, kreatorët modern dhe në përgjithësi industria moderne jo vetëm se i merr idetë e të rinjve në Tokio, të cilët çdo ditë dalin me ideja të reja, por krijojnë edhe linjë të plota të inspiruar nga ky shok i modës.

Revista botërore e modës Vogue hapi një zyrë në Tokio, dhe siç thonë, edhe pse çdo ditë publikojnë fotografi të reja nga moda që krijohen në rrugët, nuk munden t’i përcjellin të rinjtë që çdo ditë imagjinojnë diçka të re. /Telegrafi/