Telegrafi

Moda praktike për ditët me shi: Gjashtë rroba vjeshtore të cilat secila femër patjetër duhet t’i ketë!

Ditët me shi gjithmonë sjellin dilema se çfarë duhet veshur dhe çfarë duhet mbathur

Industria e modës është kujdesur për ata që ecin ose u pëlqen të ecin në mot me shi.

Me këto pesë pjesë rrobash do të dukeni shkëlqyeshëm edhe në ditët me shi, ndërkaq me atë rast do ta ruani shëndetin! – transmeton Telegrafi.

1. Mantel shiu

Sot prodhohen në ngjyra shumë të bukura dhe me dezenë interesantë, andaj jo vetëm që do të dukeni bukur, por edhe nuk do t’ju lagë shiu.

2. Çizme gome

Asgjë nuk mund t’i mbrojë këmbët e tua si çizmet e gomës. Prandaj, tani mund të gjeni në aq shumë ngjyra, stile dhe dezenë simpatikë, sa që është e vështirë të vendosni t’i blini vetëm një palë!

3. Xhaketa me kapuç apo manteli shushuritës

Nuk është efikase si manteli i shiut, mirëpo mund të shërbejë kur nuk është shiu i madh.

4. Çadra

Zgjidhni ndonjë mu për shijen tuaj dhe jeni të gatshme që rigat e shiut t’i shndërroni në argëtim!

5. Çanta e papërshkueshme nga uji

Në vjeshtë gjithmonë bartni çanta të cilat nuk i përshkon uji.

/Telegrafi/