Jelekët komodë me fije të gjata zakonisht janë për ditët më të ftohta, ndërkaq në mënyrë të përsosur shkojnë me kombinimin e thjeshtë të pantallonave xhinse me fanellë me mëngë të gjata, me fustan me lara në stilin e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, si edhe me fustane të trashë, të ngushtë.
Natyrisht, transmeton Telegrafi, nën çdo jelek, patjetër duhet të vishet edhe xhaketa, sepse na pret mot i ftohtë e cila nuk do t’ia ndijë për modën.
Blejzerët e gjatë pa mëngë ju bëjnë të dukeni serioze dhe elegante dhe mund të kombinohen me pantallona, funde dhe fustane të ngushtë.
Modelet e gjata u përshtaten më mirë damave shtatgjata, derisa ato me shtat më të shkurtër do të duhej të zgjedhin modelet të cilat arrijnë deri te gjysma e kofshëve.