Site icon Telegrafi

Moda në +30 gradë – shkurtë, ëmbël, komod

Zgjedhje më e mirë janë rrobat e shkurta, të lëshuara dhe me ngjyra të çelëta, ndërsa pjesë e domosdoshme e përditshmërisë suaj në këto ditë të nxehta duhet të jetë edhe kremi për mbrojtje nga dielli, si edhe një shishe e mbushur me ujë.

Hit i çdo vere janë padyshim pantallonat e shkurtra, ndërsa këtë vit ato vishen me zbukurime të ndryshme, ndërsa ngjyrat e çelëta janë të mirëseardhura. Për t’i kombinuar pantallonat e shkurtra preferohet bluza pa krahë me ngjyrë të bardhë ose ndonjë ngjyrë tjetër të çelët.

Mos harroni në shtojcat e modës të cilat janë hite verore. Të tilla janë qaforet e thjeshta me motive nga kafshët ose orët me ngjyra të ndryshme që do ta freskojnë çfarëdo kombinimi.

Harroni këpucët me take të larta kur dilni për t’i kryer obligimet e përditshme. Në raste të tilla, ‘balerinkat’, sandalet e rrafshëta apo atletet janë favorite verore.

Dhe kuptohet, çanta le të jetë pjesë e modës suaj ditore, përmes së cilës do të shtoni pakëz ‘glamur’. /Telegrafi/

Exit mobile version