Telegrafi

“Moda e shpejtë”- tendenca e re

Bashkëpunimet “chic-low cost”
Moda e tillë që mban emra të mëdha si Roberto Cavalli, i cili ka krijuar një koleksion për H&M (veshje me çmim të ulët) duket më e preferueshme për momentin. Por edhe vipa të tjerë që kanë krijuar linjat e tyre të veshjes. Kriza ekonomike në mbarë botën justifikon më së miri tregun e veshjeve “low cost” i cili po zhvillohet aq shumë, sa vetëm në Itali ka arritur shifrën 50 mld euro. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që kjo kategori veshjesh të jetë sinonim i “modës” edhe mes personazheve të njohura të spektaklit dhe kinemasë. Edhe zonjat në Milano tashmë nuk e kanë problem të mbajnë një çantë Luis Vuitton me një palë xhinsa të blera në magazinat e çfarëdoshme.

Ç’do të thotë “low-cost”
Edhe pse shoqëria e ashtuquajtur “Assolowcost”, që rivlerëson linjat e ndryshme dhe ka si parim moton “low cost” duhet sqaruar: nuk bëhet fjalë për çmimin e produktit apo shërbimin, por ato pasyrojnë një mënyrë të re dhe më efikase për të interpretuar prodhimin e të mirave materiale dhe shërbimeve, duke u përshtatur me tregun, çmimet dhe kërkesat e klientëve. Për këtë arsye preferohen sektorët e rrobave me çmim të ulët duke u kthyer në të ashtuquajturën “modë e shpejtë” siç janë gjigantët Zara dhe H&M, të cilat kohët e fundit kanë arritur fitime dhe sukses të pabesueshëm.

Rrobat e lira, mundësi për të kopjuar vip-at
Sipas ekspertëve të modës, “moda e shpejtë” është përgjigje bashkëkohore e nevojave të klientëve ashtu siç kanë qenë më herët firmat më të mëdha të modës. Tendenca më e re u jep mundësinë pothuajsë të gjithëve të blejnë veshjet e dëshiruara, por edhe për të imituar figurat më të dashura të televizionit. Kohët e fundit, disa femra të famshme janë parë me veshjet e tyre të një cilësie më të ulët, që nuk i pengon ato aspak të jenë ende në qendër të vëmendjes.

Vip-at, imazhe të veshjeve
Më këtë tendencë janë bashkuar edhe emrat e mëdhenj të modës të cilët për të shpëtuar nga falimentimi kanë pranuar të bashkëpunojnë me markat e cilësisë së dytë siç është H&M. Imazhe të kësaj linje veshjesh janë bërë figurat më të dashura të njerëzve si: Karl Lagerfeld, Stella Mccartney, Madonna, Roberto Cavalli. Përjashtim nga ky rregull bën Donatella Versace e cila është betuar: nuk do të dizenjojë më kurrë veshje “low cost”! Të këtij mendimi nuk janë modelet ndërkombëtare, si Kste Moss dhe Agnes, të cilat po e shfrytëzojnë në maksimum këtë moment krize pa u shqetësuar shumë për cilësinë.

/Telegrafi/