Site icon Telegrafi

Moda e flokëve për këtë verë

Le të nisemi nga flokët e gjatë. Ata janë gjithnjë në modë. Të drejta me onde, me kaçurrela, sido që t’i keni do të dukeni bukur gjatë verës. Ato bien shumë në sy, sidomos kur buzë detit nis e fryn pak erë.

Ndërsa ato që i duan flokët e shkurtër ose me gjatësi mesatare, duhet të dini se është rikthyer karreja, me baluke, mos harroni, një tendencë e vërtetë për këtë sezon.

Flokë të natyrshëm, të pastiluar te floktari, ose të paktën që duken si të tillë. Ngjyrat ju e dini vetë çfarë ju shkon më shumë, por e kuqja, ose tonalitetet e saj janë në modë.

Gjithashtu janë rikthyer në modë flokët me shkallëzim.

Tani shikoni fotot e propozuara nga Noa dhe zbuloni modelet e flokëve më në modë./Telegrafi/


Exit mobile version