Site icon Telegrafi

Mocionin s’e përballojë asnjë Qeveri e pasluftës: A do t’ia dalë Mustafa të mërkurën?! (Video)

Partia e Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të rregullt këtë të premte, ku është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Anëtarja e lartë e PDK-së, Dhurata Hoxha, ka thënë se aty nuk është marrë ndonjë vendim për mocionin nga ky subjekt politik.

“Është një qëndrim unik i kryesisë, që opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë”, ka thënë Hoxha në Ora e Fundit. “Ne jemi në diskutim edhe me LDK, po diskutojmë, po flasim se gjërat kanë ngecur dhe që duhet të ecin më shpejtë”.

Në ditën kur mocioni i mosbesimit është dërguar nga opozita në Kuvendin e Kosovës, Klan Kosova ka përgatitur një kronikë të zgjeruar rreth mocioneve që janë iniciuar që nga paslufta. Deri tash asnjë Qeveri nuk ka arritur t’i përballojë mocionet. Por, a do ta përballojë këtë Qeveria e Isa Mustafës, kjo mbetet të shihet të mërkurën. /klankosova.tv/

Exit mobile version