Site icon Telegrafi

Mocioni i mosbesimit në fund të javës procedohet në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendos që më 18 prill të vazhdojë shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat plenare, ndërsa, më 19 prill do të ketë seancë të re.

Kështu tha Valdete Bajrami, shefe e Grupit parlamentar nga Nisma për Kosovën. Ajo tha sa deri në fund të javës do të procedojnë në Kuvend nënshkrimet për mocionin.

Mbledhja e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare ka përfunduar, ndërkohë mbledhja po vazhdon vetëm me anëtarët e kryesisë.

Exit mobile version