Site icon Telegrafi

Mobilizimi i RTV Dukagjinit në ndihmë të Shqipërisë

RTV Dukagjini të gjithë skemën programore e dedikoi për mbledhjen e të mirave materiale për të ndihmuar Shqipërinë në momentin më të vështirë të tyre.

Fillimisht duhej të sigurohej një kamion për bartjen e ndihmave, të cilin e morri përsipër Nura Beqaj.

Mobilizimi i menjëhershëm i dëgjueseve dhe shikueseve bëri që 9 kamionë të mbusheshin plotë me ushqime, veshmbathje, batanije e tenda. Ndërsa ndihmat u nisën për në Shqipëri, ku u përcollën edhe nga ushtria jonë.

Gjatë udhëtimit, në kufi ne shihnim edhe plotë qytetarë që ishin organizuar në forma të ndryshme, por me një qëllim të njëjtë, të ndihmojmë Shqipërinë.

Me të arritur, gjendja në Durrës ishte edhe më e rëndë sesa mendohej.

Ekipi i RTV Dukagjinit për dy ditë me radhë shpërndau ndihmat e mbledhura bashkë me dëgjuesit dhe shikuesit e saj edhe në qytete e fshatra të tjera të prekura, duke sjellë edhe rrëfimet e atyre që janë prekur.

Exit mobile version