Site icon Telegrafi

Mobilizim për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Mbi 50 zyrtarë të komunave, përfaqësues ndërmarrjeve rajonale të mbeturinave, si dhe përfaqësues të dy ministrive përkatëse kanë marrë pjesë në një puntori tre ditore në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër”.

Sipas një kumtese nga GIZ, Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë diskutimi për së afërmi për kriteret e qasjes dhe indikatorët e përformancës së grantit dhe arritja e një koncesusi se si këto kritere do të mund të përmbushen nga komunat pjesëmarrëse.

“Gjatë punëtorisë po ashtu është diskutuar për mënyrat se si komunat do të mund të rrisin mbulimin e territorit të tyre me shërbim të mbeturinave, rrisin inkasimin dhe eliminimin e deponive ilegale. Në punëtori u konstatua se të gjitha këto veprime shkojnë në favor të përmbushjes së kërkesave për “Garën për Mjedis të Pastër” në mënyrë që komunat të përfitojnë financiarisht.Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë përfaqësues nga; Komuna e Prishitinës, Drenasit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës, Skënderajit, Vushtrrisë, Gjakovës, Pejës, Istogut, Klinës, Ferizajit, Shtimes, Graçanicës, dhe Kacanikut”, thuhet në kumtesën e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përkatësisht programi “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”.

Exit mobile version