Telegrafi

Mundësi për studentët e aktrimit në Maqedoni që të luajnë në film

Produksioni “Sektor Film” dhe regjisori i njohur i Maqedonisë, Millço Mançevski, shpallin thirrje publike për studentët e aktrimit për role filmike.

Bëhet fjalë për filmin më të ri të regjisorit Mançevski, të quajtur “Vrba” (Shelgu), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të interesuarit duhet të jenë të moshës 18 deri 32 vjeçare, atëherë mund të kontaktojnë produksionin e lartpërmendur në postën e tyre elektronike: vrbacasting@gmail.com, për të siguruar të dhëna plotësuese rreth audicionit.

Për aktorë të moshave tjera, thirrja do të shpallet në muajin që vjen./Telegrafi/