Telegrafi

MMPH memorandum bashkëpunimi me Universitetin Savonia

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, ka nënskruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia, të Finlandës.

Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e kapaciteteve, trajnimi i profesionistëve, implementimet e projekteve dhe zhvillimin e bashkëpunimit akademik mes Finlandës dhe Kosovës në fushën e mjedisit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë nga ministri, Ferid Agani, dhe përfaqësuesi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Savonia, Paavo Maskulainen.

Marrëveshjet e veçanta në mes të dy palëve do të kenë aranzhime të detajuara, duke përfshirë konsideratat financiare, afatet e vlefshmërisë dhe përgjegjësitë administrative, sigurimin e cilësisë brenda secilit institucion.

Kjo marrëveshje do të hy në fuqi në datën kur nënshkruhet nga të dy palët dhe do të jetë në funksion për një periudhë 3 vjeçare. Marrëveshja mund të zgjatet edhe për 3 vite të tjera me pëlqimin e të dy palëve në marrëveshje. /Telegrafi/