Site icon Telegrafi

MMPH-ja do të mbështet disa projekte për mjedisin ne Prizren

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka zhvilluar takim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi dhe Drejtorin e Urbanizmit të kësaj komune Visar Islamaj.

Në takim u bisedua për çështjet e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit si hartimi e dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe investimet e përbashkëta në këtë komunë.

Shala shprehu mbështetjen e tije të plotë për projektet e Komunës së Prizrenit dhe premtoj mbështetje në realizimin planeve në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, rregullimit lumenjve dhe fusha të tjera të lidhura ngushte me mjedisin. /Telegrafi/

Exit mobile version