Site icon Telegrafi

MMPH dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për gjashtë projekte

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për gjashtë projektet që kjo ministri do të realizoj në këtë komunë.

Kryetari Bahtiri tha se zbatimi i këtyre projekteve është në interes për qytetin e Mitrovicës.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizohen këto gjashtë projekte madhore në të mirë të qytetit tonë”, tha Bahtiri, përcjell Telegrafi.

Ministrja Reshitaj, ka folur për listën e projekteve që Ministria e saj do t’i realizoj në vitin 2018 e që janë Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Përveç këtyre projekteve, ministrja Reshitaj, theksoi se në bashkëfinancim me Komunën do të realizoj edhe projekte të tjera.

Vlera totale e këtyre projekteve arrin vlerën prej 2.5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version