Site icon Telegrafi

MLS rinis në 8 korrik me format të ri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga coronavirusi me më shumë se dy milionë raste dhe me rreth 115 mijë të vdekur deri tani, megjithatë edhe në SHBA futbolli do të rifillojë

Zyrtarisht Major League Soccer do të nisë muajin e ardhshëm me ndeshjet e para të sezonit të ri që do të luhen pa tifozë.

Në momentin e ndërprerjes në mars ishin luajtur vetëm dy raundet e para, shkruan SuperSport.

Kampionati do të fillojë në datën 8 korrik dhe do të përfundojë aktivitetin në 11 gusht me një format të ri dhe të shkurtuar.

Të gjitha takimet do të zhvillohen në kompleksin “Disney World” në Florida. Lajmi i madh u dha nga komisioneri i Major League Soccer, Don Garber.

Exit mobile version