Telegrafi

Mladenovski: Nëse KSHZ nuk pranonte ankesat e OBRM-PDUKM-së duhej me koktej molotovi të hymë në zyrë

Në Gjykatën Penale sot dëshmoi Stefan Mladenvoski, njëri prej 33 të amnistuarave për ngjarjet e 27 prillit.

Ai në seancë gjyqësore sot tha se gjatë zgjedhjeve kuvendare në dhjetor të vitit 2016, kur i kanë pritur rezultatet në press-sallën e selisë së OBRM-PDUKM-së, nga Dejan Dimkovski ‘Bokser’, i punësuar në DSK, u është thënë se nuk do të lejohet që LSDM dhe BDI të formojnë koalicion qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai foli edhe për protestat e organizuara para KSHZ-së kur është vendosur për ankesat e partive politike.

“Ninxha na njoftoi se do të ketë protesta para KSHZ-së dhe nëse nuk pranohen ankesat e OBRM-PDUKM-së do të duhet të hymë më zyrë. Para selisë kishte çantë me koktej molotovi”, theksoi Mladenovski/Telegrafi/