Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të financojë ndërtimin e Qendrës Rinore në Deçan.
Për këtë arsye, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, do të qëndrojë në këtë komunë ku do të nënshkruajë edhe memorandumin e bashkëpunimit për këtë projekt.
Gashi do të pritet nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në ora 14:00.
Pas aktit të nënshkrimit, të dy do të vizitojnë edhe palestrën sportive dhe stadiumin e qytetit.