Site icon Telegrafi

MKRS subvencionon 18 federata të sportit me mbi një milion euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 18 federata tjera sportive, ku shuma totale e mbështetjes financiare arrin mbi një milion euro.

Sipas memorandumeve të nënshkruara, Federata e Atletikës mbështetet me 101.465 euro, Federata e Autosporteve 37.812 euro, Federata e Karatesë 172 mijë euro, Federata e Boullingut 42.048 euro, Federata e Aeronautikës 37.128 euro, Federata e Mundjes 57.468 euro, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit me 46.692 euro.

Federata e Peshëngritjes do të përfitojë 43.644 euro, Federata e Shigjetarisë 49.032 euro, Federata e Taekwondos 53.112 euro, Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste 19.688 euro, Federata e Gjimnastikës 52.428 euro, Federata e Punëtorëve Sportivë 16.704 euro, Federata e Shenjëtarisë me 49.116 euro, Federata e Tenisit me 59.484 euro, Federata e Boksit me 55.716 euro, Federata e Notit 86.537 euro, dhe Federata e Sporteve Universitare 22.856 euro.

Ministri Gashi u zotua se institucionet do të vazhdojnë me mbështetjen e sportit dhe do të ketë edhe më tej investime në përmirësim të kushteve për sportistë.

Ndërsa, drejtuesit e këtyre federatave u shprehën të kënaqur me mbështetjen që MKRS-ja u ofron atyre, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave në realizimin e plan-programeve për avancim të sportit. /KP/

Exit mobile version