Sportistët, federatat dhe punëtorët e sportit kanë shprehur brengën për vlerat e vogla që parashihen në këtë "draft-rregullore", sidomos për ato që janë të arritshme për sportistët kosovarë, pastaj edhe për bursat për shpresat olimpike, raporton Koha Ditore.
Si duket rasti i fundit me Majlinda Kelmendin, e cila thuhet t’i ketë dhënë ultimatum MKRS-së për shpërblimin e saj ose do të pranojë ofertat e shteteve tjera, i ka zgjuar nga gjumi zyrtarët e kësaj Ministrie. /Telegrafi/