Site icon Telegrafi

MKRS përzgjedh konkurset Kulturore-Artistike të vitit 2010

Përmes këtij konkursi Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit synon të mbështesë projekt-idetë me karakter: profesional, promovues, stimulues, inovativ, kritik dhe praktik.

Komisioni prej 12 anëtarësh, i emëruar nga ministri, konfirmon se në këtë konkurs kanë konkurruar gjithsej 310 projekte individuale dhe grupore. Këto projekte i përkasin fushave të ndryshme të artit dhe kulturës.

Shuma e kërkuar nga konkurruesit e projekteve është 5.000.000 Euro. Nga 310 projekte konkurruese Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ti mbështesë vetëm 123 prej tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version