Organizata ‘Education Code’ në mbështetje Departamentit të Rinisë në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, është duke implementuar projektin ”Ruje Veten” me qëllim të sensibilizimit e shoqërisë në lidhje me Shëndetin reproduktiv dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Aktivitetet kryesore të projektit janë kampanja digjitale ”Ruje Veten” dhe paneli i diskutimit që u mbajt me rastin e ”Ditës Botërore të Shëndetësisë”, me temë ”Shëndeti Reproduktiv dhe Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme”.
Duke pasur parasysh ndikimin e internetit e sidomos rrjeteve sociale tek të rinjtë, Education Code fillimisht ka lansuar kampanjën digjitale ”Ruje Veten” në facebook https://www.facebook.com/rujeveten.
Kjo kampanjë e ka filluar të sensibilizojë qindra të rinj në lidhje me mënyrën e mbrojtjes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Ndërsa me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, 7 prillit, në kuadër të projektit ”Ruje Veten”, ”Education Code” mbajti Panelin e Diskutimit me temë ”Shëndeti Reproduktiv dhe Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme”. Në lidhje me këtë temë, diskutuan panelistet Dr. Zekie Shala Osmani – Gjinekologe, Dr. Njomza Geca – Infektologe, MSc. Arjeta Ahmedi – Psikologe, Mimoza Krasniqi Stanovci – CEO ”Education Code”
Panelistet e ftuara diskutuan në lidhje me mënyrën e ruajtjes së Shëndetit Reproduktiv dhe mbrojtjen nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme, e veçanërisht HIV AIDS-it. Gjithashtu u trajtua edhe pjesa psiko-sociale e problematikës në shoqërinë tonë. /Telegrafi/