Site icon Telegrafi

MKRS nuk ndryshon mendim, futbolli dhe basketbolli mbesin në Kategorinë B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar renditjen përfundimtare të 34 federatave të kategorizuara për këtë vit.

Përkundër se bëri bujë të madhe që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Basketbollit mbetën në Kategorinë B, MKRS nuk ka ndryshuar mendim.

MKRS ka publikuar renditjen përfundimtar të 34 federatave dhe FFK e FBK kanë mbetur në Kategorinë B, por edhe Federata e Boksit ka mbetur në këtë kategori.

Lexo po ashtu MKRS publikon renditjen e re të kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në Kategorinë B

Çuditërisht MKRS nuk i ka dhënë asnjë pikë FFK-së për rezultatet në garat ndërkombëtare, derisa ka marrë tre pikë për organizimin e garave ndërkombëtare.

Në Kategorinë A janë Federata e Xhudos së Kosovës, Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit./Telegrafi/

Exit mobile version