Site icon Telegrafi

MKRS ndau 18 mijë euro bursa për sportistët e rinj

Secilit sportist bursist do t’i ndahet shuma me vlerë financiare prej 150 euro në muaj për një vit, dhe në total për shpresat do të jepet një shumë prej 18000 euro.

Ministri Krasniqi e cilësoi këtë fillim vit të suksesshëm për sportin e Kosovës. Pas lajmit nga FIFA, ai konsideroi një moment tjetër të mirë edhe ndarjen e këtyre bursave për këta sportistë, thotë kumtesa nga MKRS.

Sportistët bursistë të shpresave olimpike dhe paraolimpike që u përkrahën financiarisht për këtë vit janë: Medina Surdulli – notare; Rita Zeqiri – notare; Vijona Kryeziu – atlete; Milot Rashica – futbollist; Armend Gjogjaj – boksier; Dardan Syla – mundje; Baton Çitaku – pingpong; Hazir Asllani – shigjetar, Akil Gjakova – xhudist dhe Distria Krasniqi – xhudiste.

Në emrin e sportistëve bursistë, notarja Rita Zeqiri, shprehu kënaqësinë për këtë përkrahje që shteti po bën për ta. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version