Janë ndarë sot çmimet vjetore në fushën e trashëgimisë kulturore. Çmimi për veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” i ndahet Adem Bungurit, ndërsa çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeqovi” i është ndarë Fatmir Pejës.
Çmimi vjetor për vepër jetësore “Zef Mirdita” shkon për Florina Jerliun dhe çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukiru” i është ndarë Sabit Sylës.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se “Ministria do të gjejë rrugë dhe alternativa tjera për të mbështetur tutje të gjitha aktivitetet në fushën e trashëgimisë kulturore”!
Fituesi i çmimit për veprimtari jetësore, Aden Bunguri, u shpreh se Kosova ka pasuri jashtëzakonisht të mirë arkeologjike dhe një vijimësi të pandërprerë kulturore që nga kohërat e lashta. /KP/