Ai këtë kërkesë e ka bërë për t’u promovuar sa më shumë ky aktivitet që është më i madhi në vend në atletikë.
Ministri Krasniqi këtë kërkesë e ka bërë në takimin që pati të enjten me kryetarin Sylejmani. Krasniqi ka treguar gatishmëri për mbështetje të plotë të FAK-ut në çështjen e ndërkombëtarizimit të atletikës në IAAF. Gjysmëmaratona e Prishtinës do të mbahet në muajin maj. /Koha/Telegrafi/