Telegrafi

MKRS mbështet sportisten Donjeta Sadiku me 12.300 euro

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.

Mbështetja financiare për sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gashi ka thënë se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Donjeta Sadikun

Ndërkaq, sportistja, nga ana e saj, e falënderoi ministrin për mbështetjen e tij.

Donjeta është shprehur se ajo do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi-Indi, të kthehet me medalje.