Site icon Telegrafi

MKRS-ja sivjet mbështeti FFK-në me 300 mijë euro

 Përmes një komunikatë Zyra për informim e FFK-së ka njoftuar se ministri Shala u interesua për ecurinë e Memorandumit me FFK-në, meqë MKRS-ja parasheh që në vitin 2016 të nënshkruajë memorandum për tërë vitin, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij viti MKRS-ja ka ndihmuar FFK-në me rreth 300 mijë euro, përveç ndihmave të tjera në infrastrukturë, transmeton Koha.net.

Në komunikatë thuhet se delegacioni i FFK-së e vlerësoi lartë praktikën e memorandumeve, sepse nëpërmjet tyre janë krijuar lehtësira për funksionim e federatave.

Ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit të FFK-së u bisedua veçmas procesi i anëtarësimit të FFK-së në UEFA.

Dy palët u dakorduan për nevojën e mobilizimit sa më të gjerë, ndërsa ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces tepër të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

Exit mobile version