Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të mërkurën, i ka thënë ministrit të tij përgjegjës për sport, Aldo Bumçi, që në koordinim me Ministrinë kosovare të nisë regjistrimin e klubeve kosovare në qytetet e Shqipërisë.
"Ne kemi thënë edhe më herët se ideja për një ligë të përbashkët është e mirëseardhur dhe se hapat konkretë duhet te vijnë nga Tirana për të iniciuar një proces të tillë.
“Ne po presim një zyrtarizim konkret të kësaj iniciative nga ana e Qeverisë shqiptare dhe më pas do të shohim se cilat mund të jenë përgjegjësitë në anën e Republikës se Kosovës për të lëvizur gjërat tutje”.
"Rolin kyç duhet ta kenë edhe federatat e futbollit të të dyja vendeve tona, meqë edhe ligjërisht ato janë përgjegjëse për zhvillimin e futbollit si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri", ka thënë për ‘Sport’, Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit Memli Krasniqi. /Telegrafi/