Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka subvencionuar federatën e xhudos me 135 mijë euro.
“Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federatat e sportit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Xhudos, me çka këtë federatë e ndihmon me 135 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Drejtuesit e FXHK-së, e vlerësuan bashkëpunimin me MKRS-në si shumë pozitiv, ndërsa nënshkrimin e memorandumeve, si një hap me rëndësi për sportin, sepse këto akte, krijojnë kushte për planifikime, dhe ndihmohet veprimtaria e federatës”.