Site icon Telegrafi

MKRS-ja licencoi tri federatat e para të sportit

Licencat e para u dhanë për Federatën e Atletikës, Federatën e Futbollit dhe Federatën e Shenjëtarisë, dhe ato drejtuesve të federatave ua dorëzoi ministri Shala.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt, hap rrugën për procesin tjetër, atë të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit, me çka MKRS-ja ndihmon programet e federatave respektive.

Drejtuesit e federatave falënderuan MKRS-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sportit të Kosovës.
 

Exit mobile version