Telegrafi

MKRS i dërgon opinion ligjor FFK-së: Shkelët Ligjin për Sport dhe thyet statutin, kërkojmë informacione për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor

MKRS ka vlerësuar se FFK e ka shkelur Ligjin për Sport dhe nuk e ka respektuar Statutin e saj për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për kryetar me 6 prill, duke kërkuar edhe një  informacion të detajuar përkitazi me veprimet e tyre (FFK-së). 

FFK ka shpallur zgjedhjet në fillim të këtij muaji për kryetar të FFK-së, të cilat do të mbahen me 6 prill.

Telegrafi ka siguruar opinionin gjashtëfaqësh të Departamentit Ligjor në kuadër të MKRS-së, ku evidentohen shkeljet në Ligjin për Sport dhe ato të statutit.

Ushtruesi i  detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimit, ka kërkuar opinion nga Departamenti Ligjor i MKRS-së në lidhje me Kuvendin Zgjedhor të ftuar dhe pas marrjes së këtij opinioni ai i është drejtuar FFK-së.

Në anën tjetër sipas Koha.net, Bislimi këtë vlerësim e ka dërguar në FFK, ku ka shkruar për shkeljet dhe mos respektimin e statutit, duke kërkuar një informacion të detajuar për procedurat e thirrjes së Kuvendit. /Telegrafi/