MKRS ka vlerësuar se FFK e ka shkelur Ligjin për Sport dhe nuk e ka respektuar Statutin e saj për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për kryetar me 6 prill, duke kërkuar edhe një informacion të detajuar përkitazi me veprimet e tyre (FFK-së).
FFK ka shpallur zgjedhjet në fillim të këtij muaji për kryetar të FFK-së, të cilat do të mbahen me 6 prill.
Telegrafi ka siguruar opinionin gjashtëfaqësh të Departamentit Ligjor në kuadër të MKRS-së, ku evidentohen shkeljet në Ligjin për Sport dhe ato të statutit.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimit, ka kërkuar opinion nga Departamenti Ligjor i MKRS-së në lidhje me Kuvendin Zgjedhor të ftuar dhe pas marrjes së këtij opinioni ai i është drejtuar FFK-së.
Në anën tjetër sipas Koha.net, Bislimi këtë vlerësim e ka dërguar në FFK, ku ka shkruar për shkeljet dhe mos respektimin e statutit, duke kërkuar një informacion të detajuar për procedurat e thirrjes së Kuvendit. /Telegrafi/